“Më drejtuan armën e më detyruan t’i bëja seks oral”/ 12-vjeçari shqiptar u dha 5000€ shantazhuesve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.10.2022, 14:22

Një ngjarje thuajse e pabesueshme ka ndodhur midis dy të rinjve në shtëpinë e njërit prej tyre.

Bëhet fjalë për historinë e një 12-vjeçari që ka sjellë shqetësim të madh tek familjarët e tij. Ky i fundit ishte kthyer në “hajdutin e familjes” pasi shantazhohej nga persona të tjerë.

Ai ka vjedhur 5000€ nga shtëpia e tij pasi ra pre e shantazhit. Kallëzimin në polici e ka bërë mamaja e të miturit.

Tre shtetas me inicialet B.M., V.H., dhe F.H., akuzohen për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Fëmija ka rrëfyer para psikologut momentin kur shkoi në shtëpinë e një shoku për të luajtur.

“Kur hyra në shtëpinë e tij, nga kuzhina doli një person i rritur me armë në dorë, më urdhëroi të zhvishesha, se në të kundërt do më vriste. E detyroi edhe shokun tim të bënte të njëjtën gjë, zbardh dosjen Gazeta SI. Nën kërcënimin e armës më detyroi të bëja seks oral dhe ndërkohë më regjistroi me telefon.

Më pas më pyeti se sa para kishin prindërit dhe se nëse nuk i jepja pesë mijë euro do ta publikonte në rrjetet sociale. Kur po dilja, pashë që shoku im që më ftoi në shtëpinë e tij nuk dukej i shqetësuar dhe aty kuptova se shoku më kishte futur në kurth”.

Edhe gjatë ditëve në vazhdim ai u shantazhua nga tre burrat, të cilët i shkruanin në Facebook: “E pamë videon tënde dhe jemi larg një postimi. Duam para”.

Fillimisht 12-vjeçari vodhi bizhuteritë e prindërve për të plotësuar shumën e parave që i kërkonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit