Rrjedhja e gazit në Porto Romano/ Çisterna e Gas Power nuk përmbushte kriteret teknike

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.10.2022, 14:30

Dje banorët e zonës së Porto Romanos në Durrës u tmerruan për shkak të një shpërthimi të fuqishëm në cisternat e gazit të “Gas Power”.

Sot ISHTI, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka dalë në përfundimin se rrjedhja e gazit ka ndodhur për shkak se çisternat e kompaniosë janë me mangësi.

ISHTI sqaron se avaria sipas punonjësit Arjan Tafhasaj ka nisur rreth orës 11:30 në paradsite ku u dëgjua një zhurmë dhe rrjedhje nga një prej çisternat.

DEKLARATA E PLOTË:

Lenda: Mbi avarinë e ndodhur sot më dt. 26.10.2022 në subjektin Gaspoëer Al sha me Nipt L21409504T e vëndndodhje: në instalimin e depozitave të GLN-s (Gaz i lëngezuar i naftës) Durrës, Lagjja 15, Rruga “Velipoja”, Porto Romano, Ish Ndërrmarja Kimike. Rreth ores 11:30 është konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të cisternës së GLN-s të automjetit me targë DR4093C e parkuar në territorin e subjektit Gaspoëer Al sha. Sipas punonjësit Artan Tafhasaj avaria është konstatuar rreth orës 11:30 , është dëgjuar një zhurmë si dhe rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të çisternës së automjetit me targë DR4093C. Operatorët e subjektit kanë vepruar menjëherë duke e mbajtur nën kontroll rrjedhjen e GLN-s si dhe kanë vepruar me ujë nëpërmjet sistemit të hidranteve, është vazhduar me mbajtjen nën kontroll të rrjedhjes së GLN-s si dhe uljen e presionit duke hequr nëpërmjet pompës së impiantit GLN-s dhe dërgimin në rezervaret staticionar të GLN-s. Për izolimin e plotë e rrjedhjës së GLN-s u përdor një reduksion i filetuar në njërën anë të së cilit u instalua një saraçineskë. Ky reduksion u montua në tronketën dalëse të valvulës së sigurimit me filetim. Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës së GLN-s të automjetit rezultojnë këto mangësi:

1 – Certifikatë konformiteti e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.

2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshëm e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).

3 – Certifikatë për transportin e mallrave të rrezikshëm e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.

4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.

5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës së GLN-s.

Nga avaria e ndodhur nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.

Në zbatim të ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 32/2016, datë 24.03.2016 “për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion” si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nën ligjore në fuqi do te vijohet me procedurën e inspektimit on-line. Subjektit Gaspoëer AL sha u la detyrë që të merren masa për boshatisjen e menjëhershme të çisternës së GLN-s, për pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës së GLN-s si dhe ambientit për qark. Çisterna e GLN-s të automjetit nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit