VIDEO/ E mbani mend kopjen e frikshme të Angelina Jolie? Ishte një truk, ajo është një vajzë shumë e bukur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.10.2022, 10:03

Kohë më parë një vajzë nga Irani bëri bujë për shkak të operacioneve të shumta të supozuara që kishte bërë për t’i ngjarë aktores Angelina Jolie, por realizimi ishte kopja me e keqe e mundshme e yllit të “Hollywood-it”.

Gjithsesi, gjithçka ka qenë një truk i ndërthurur mes teknologjisë dhe make-up. Këtë e ka bërë vetë me dije Fatima Krishwand ose siç njihet tashmë në rrjetet sociale dhe mediat e huaja Sahar Tabar, përmes një interviste të dhënë për televizionin kombëtar të Iranit.

Pamja e saj, e cila supozohej se dukej si një “zombi”, është shumë më ndryshe dhe për hir të së vërtetës, kopja e keqe e Angelina Jolie në të vërtetë është një vajzë shumë e bukur dhe pa ndërhyrje jashtë normales në fytyrën e saj.

SHIKO VIDEON

Fatkeqësia e saj është që jeton në Iran, ku ka vuajtur shumë pas fotove të publikuara. Ajo u burgos në vitin 2019 nga ushtria revolucionare pasi akuzohet se ka fyer xhihadin. Ajo u lirua pas 14 muajsh burg. Pas daljes nga burgu vajza ka rrëfyer historinë e saj, pa filtra dhe e sinqertë.

"Ajo që patë në Instagram ishin efektet kompjuterike që përdora për të krijuar imazhin. Çdo gjë u arrit përmes grimit dhe fotoshopit. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale të tillë", tha ajo.

Ajo rrëfen se që e vogël ka ëndërruar që të bëhet e famshme, por përpjekjet nuk kanë qenë gjithmonë efikase. Ndër të tjera rrëfen se nëna e saj ka qenë kundër që ajo të bëhet e famshme. Ajo shton se të vetmet ndërhyrja që ajo ka bërë janë ato estetike si në hundë dhe buzë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit