Belinda Balluku flet për gjyshin Beqir Balluku: Kur isha 7 vjeç më shihnin si mbesa e armikut

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.10.2022, 17:47

Ministrja e MIE Belinda Balluku ka folur për herë të parë në media për gjyshin e saj të ndjerë Beqir Ballukun. Ish-ministri i Enver Hoxhës në Partinë e Punës gjatë regjimit të egër komunist është parë gjithnjë si një hije e reflektuar tek mbesa e tij, Belinda Balluku e cila sot është edhe zv/kryeministre e vendit.

Balluku u shpreh se është paragjykuar që në vogëli për këtë fakt. Ajo shkon më tej duke quajtur gazra, deputetët e opozitës që ia përmendin emrin sot në parlament.

“Kur unë kam qenë 7 vjeç kam filluar të kuptoj se çfarë ishte armiku i klasës dhe i popullit sepse tek fëmijët e tjerë duhet të shkonin nëpër evente, spartakjada, olimpiada unë përjashtohesha gjithmonë sepse isha mbesa e armikut, kështu që të dëgjosh sot gazrat e parlamentit tek përmendin emrin e gjyshit, apo tek përmendin prindërit që sot e kësaj dite vazhdojnë e përjetojnë tmerrin e persekutimit në politikë, minimalisht mund të quhet qesharake, përndryshe quhet një tragjedi,”-deklaroi ajo në një intervistë për mediat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit