Papa Françesku: Priftërinjtë dhe murgeshat shohin porno! Ashtu hyn djalli tek njeriu

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.10.2022, 16:50

“Priftërinjtë dhe murgeshat po ashtu shikojnë porno në internet”,- u tha Papa Françesku seminaristëve të rinj në Romë.

Duke paralajmëruar klerikët aspirntë kundër pornografisë në internet, ai tha se ishte një "ves" i përbashkët nga priftërinjtë dhe murgeshat.

"Është një ves që e kanë shumë njerëz, shumë laikë, shumë gra laike, si dhe priftërinj dhe murgesha. Djalli hyn në atë mënyrë. Dhe nuk po flas vetëm për pornografinë kriminale si ajo që përfshin abuzimin e fëmijëve, që tashmë është degjenerim. Të dashur vëllezër, kini kujdes për këtë”,-u shpreh ai.

Përsa i përket mediave sociale, ai i ka quajtue “mjete shkencore, të cilat duhet të përdoren për mirë”. Në këtë mënyrë i është referuar përçimit të dijes përmes platformave.

Ai vetë ka një llogari në Twitter ku transmeton mesazhet e veta publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit