Rrjedhja e gazit në Porto Romano, banori: Të kishte pasur shkëndijë do ishte bërë katastrofë, jemi si minë me sahat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.10.2022, 13:21

Sot në një fabrikë në zonën e Porto Romanos në Durrës ka pasur rrjedhje gaz, ndërsa janë regjistruar shpërthime të forta.

Ngjarja rrezikoi nxënësit e shkollës “Met Hasa”, që mësohet se ka pezulluar mësimin pasi ndodhet shumë pranë fabrikës së gazit.

Ndërkohë një banor ka deklaruar se është hera e dytë që po ndodh e se askush nuk ka marrë asnjë masë.

Sipas banorit nëse do të kishte pasur një shkëndijë elektrike, do të kishte ndodhur katastrofë e madhe.

'Një frikë e madhe, ne e paramendojmë se është hera e dytë kjo që po ndodh, u bë problem para dy tre muajsh, nuk u mrr asnjë masë. Këtu është sikur natën ose ditën më e rrezikshme ditën kur ka kalamaj këtu të kishte pasur një shkëndijë këtu te ambulanca apo shkolla këtu do ishte bërë katastrofë e paparë. Kjo është bërë problem që herën e parë por asnjë masë nuk u mor. Ka dy javë që kjo zonë është përfshirë nga era e gazit. Kjo është si minë me sahat, nuk dihet kur do plasi”, u shpreh një banor i zonës.

Ndërkohë një banor tjetër tha për mediat se në zonë ka 3 muaj që vjen era e gazit, teksa tha se ishte në punë kur u njoftua nga shkolla që të shkojë të marrë fëmijën pas ndërprerjes së mësimit.

"Fabrika është 300 metra larg banesës time dhe as 30 metra nga shkolla. Ne ishim në punë, më merr në telefon mësuesja më thotë eja merr sa më shpejt fëmijën se ka rrjedhje gazi afër shkollës. I morëm fëmijët, një pjesë dhe mësuesit i kanë përcjellë nëpër banesa. Nuk është hera e parë, këtu ka 3 muaj që vjen era e gazit", u shpreh një banor tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit