Avniu e vrau gruan rumune me çekiç që përdoret në ndërtim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.10.2022, 11:51

Alexandra Elena Mocanu “vra me çekan”. Shqiptari kishte qenë i dënuar më parë për dhunë me 3 vjet e 4 muaj burg. Avni Mecja thuhet se e ka shuar dënimin me rryshfet, shkruajnë mediat italiane.

Avni Mecja gjatë marrjes në pyetje prej më shumë se 5 orësh në polici, pranoi se kishte vrarë me çekiç që përdorej në ndërtim bashkëshorten e tij rumune Alexandra Elena Mocanu.

Ajo shkoi në shtëpi të shtunën mbrëma dhe mes saj dhe shqiptarit shpërtheu një sherr shumë i dhunshëm. Gjithçka u finalizua kur Avni Mecja e goditi të paktën dy herë me çekiç në kokë gruan duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Në orët e para të së dielës, 27-vjeçari më pas doli nga shtëpia me makinë për t'u nisur drejt Veronës ku ndodhen të afërmit e tij dhe më pas arriti në aeroportin e Trevisos për të shkuar në Shqipëri.

Të dielën pasdite trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije. Zbulimi u bë pas një denoncimi nga familja e burrit, të cilët ndoshta e kanë bindur edhe atë të kthehej në Itali pas disa orësh.

Dy vite më parë, Alexandra kishte denoncuar Avniun për dhunë dhe ky i fundit ishte dënuar. Mëpati një pajtim mes tyre dhe dhe vendosën të bashkëjetonin së bashku në Bolzano.

Tashmë policia është në kërkim të çekiçit të krimit për të cilin Avni Mecja u shpreh se e hodhi në koshin e plehrave.

Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në paraburgim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit