20-vjeçari influencer s’i flet me gojë familjes së tij: S’janë të famshëm, s’kanë followers në Instagram

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.10.2022, 10:06

Një influencer, i cili u bë kryefjalë e shtypit mediatik në vitin 2020 pasi lëpiu një tualet për të zhvilluar një 'sfidë koronavirusi' në rrjetet sociale, ka thënë se refuzon t’u flasë familjarëve të tij sepse ata nuk kanë aq shumë followers sa ai.

Larz, 23 vjeç, nga Kalifornia SHBA, u shfaq në Kyle and Jackie O Show ku tha se e kishte "për turp" që njerëzit të mendonin se ai ende flet me familjen e tij.

Larz u pyet nga prezantuesja Jackie ‘O’ Henderson nëse a flet më me familjen e tij, dhe ai u përgjigj: “Sigurisht që jo. Unë ndalova së foluri me ta shumë kohë më parë, në fakt është e turpshme që njerëzit të mendojnë se unë ende flas me ta.”

Kur u pyet se me kë flet nëse nuk janë familjarët e tij, ai tha: "Unë flas me Cardi B në Instagram. Ne u njohëm në Twitter në 2015 dhe që atëherë kemi folur vazhdimisht. Unë jam thjesht më i famshëm se ata dhe nuk do të flas me njerëz që nuk janë të tillë nëse nuk kanë të njëjtin numër ndjekësish si unë."

Ai vazhdoi duke thënë se vjen nga një familje e madhe me pesë vëllezër dhe katër motra dhe se i ka bllokuar të gjithë në Instagram, Facebook dhe Snapchat dhe nuk do të flasë me ta derisa të kenë të njëjtin numër ndjekësish si ai, raporton LadBible.

Kjo nuk është hera e parë që Larz pranon se ka shkëputur lidhjet me familjen e tij, pasi më parë i ka cilësuar si "të parëndësishëm”.

Në një dalje publike tek Dr Phil disa vjet më parë, ai tha: "Unë nuk flas me familjen time sepse ata janë të parëndësishëm. Asnjë prej tyre nuk ka ndjekës. Nëse do të kishin ndjekës ose do të pasuroheshin, ndoshta do të flisja përsëri me ta.”

Duke shpjeguar arsyetimin e tij për audiencën, ai shtoi: “Unë kam një karrierë. Unë jam i famshëm. Kjo është ajo që ndodh kur bëhesh i famshëm i ndërpret lidhjet me njerëzit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit