Vrau bashkëshorten rumune, shqiptari rrëfen ngjarjen dhe arratisjen drejt Shqipërisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.10.2022, 21:53

Të shtunën në mbrëmje, 49-vjeçari shqiptar Avni Meçja vrau gruan e tij 35-vjeçare Alexandra Elena Mocanune në banesën e tyre në Bolzano. Shqiptari ka rrëfyer në polici se pasi e ka vrarë gruan rumune e ka mbështjellë me batanije dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë. Shqiptari i cili u vetëdorëzua në polici ka mbërritur dje në aeroportin e Veronës me një avion që u nis nga Shqipëria. Ka dyshime se shqiptari është vetëdorëzuar pasi është bindur nga familjarët.

Rumunia e cila jetonte me shqiptarin e dhunshëm e kishte denoncuar atë dy vjet më parë. Por mbrëmjen e së shtunës, pas një debati Aleksandra dyshohet se është goditur me një send të mprehtë, i cili ende nuk është gjetur.

Arratisja e shqiptarit:

Pasi kreu vrasjen Avni Mecja doli nga banesa me makinën e gruas së tij dhe shkoi në aeroportin e Trevisos. Me avion ai erdhi në Shqipëri. Por para se të arratisej ai telefonoi vëllain e tij dhe i tha se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim. Vëllai e kuptoi menjëherë se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe thirri policinë, e cila gjeti trupin e pajetë të gruas, një banakiere me origjinë nga Rumania.

Kthimi në Itali dhe rrëfimi;

Të hënën, me gjasë pasi u bind nga prindërit, shqiptari mori sërish avionin dhe u rikthye në Itali. Në aeroportin e Veronës po e prisnin efektivët e policisë të cilët e shoqëruan në Bolzano, ku në fund rrëfeu krimin. Tashmë 49-vjeçari ndodhet në burg. Meçja doli nga prokuroria e Bolzanos rreth orës 03:00 të natës, ndërsa mbante syze dielli dhe një kapuç të zi. Ai dyshohet se e vrau gruan gjatë natës të së shtunës pas sherrit të radhës. Ajo ishte kthyer në shtëpi rreth orës 20:00, pasi kishte mbaruar punën.

Vrasja, çfarë ndodhi:

Çfarë ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës 22 tetor në Bolzano në apartamentin numër 82 në katin e pestë të rrugës numër 42 në viale Trieste mund të tregohet vetëm nga Mecja. Gjatë natës, pasi vrau gruan, 49-vjeçari dyshohet se organizoi arratinë drejt Shqipërisë. Mëngjesin e së dielës u largua nga Bolzano me makinën Ford Focus të Alexandra Elena, duke iu drejtuar aeroportit të Trevizos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit