Dy vëllezërit shqiptarë vranë me sëpatë 53-vjeçarin në Greqi, njëri i lidhur me vajzën e viktimës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.10.2022, 20:33

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar së fundmi në Halkidiki, Greqi pasi akuzohen për vrasjen e një 53-vjeçari me sëpatë. Sipas mediave greke dhe dëshmitarëve okularë gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00, kur dy vëllezërit shqiptarë njëri 27 dhe tjetri 47-vjeç kanë mbërritur në shtëpinë ku 53-vjeçari jetonte me familjen e tij.

Për arsye ende të panjohura një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy vëllezërve, 53-vjeçarit dhe fëmijëve të tij që dolën jashtë shtëpisë për të parë se çfarë po ndodhte. 27 – vjeçari , i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës ka plagosur me thikë djalin 24-vjeçar të viktimës si dhe ka shtyrë në të njëjtën kohë partneren e tij 18-vjeçare.

Ndërkohë vëllai i tij 47-vjeçar ka marrë sëpatën dhe ka goditur disa herë në gjoks 53-vjeçarin. Familjarët kanë tentuar ta transportojnë me makinë në spital, por 53-vjeçari ka humbur jetën pak metra larg shtëpisë së tij.

Banorët e zonës janë tepër të tronditur nga ngjarja tragjike që solli vdekjen e 53-vjeçarit. Pjesa më e madhe e tyre raportojnë se mes dy familjeve ka patur shpeshherë debate.

Siç thonë ata, djali 24-vjeçar i viktimës akuzohet se ka përdhunuar një të mitur më 16 shtator , në plazhin e Nea Skionit në Bashkinë e Kasandrës. Ndërkohë vajza e viktimës, sipas banorëve të zonës, ishte në lidhje me 27-vjeçarin shqiptar prej më shumë se dy vitesh. Nuk dihet nëse këto dy fakte kanë lidhje me ngjarjen tragjike dhe vdekjen e 53-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit