“Mjekët janë optimistë për Klevisin”, halla e tij: Shqiptarët i siguruan mjekimin, i falenderojmë të gjithë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.10.2022, 20:05

Pak ditë më parë shqiptarët anë e mbanë botës mblodhën plot 600 mijë euro për 20-vjeçarin, Klevis Gjeluci, i cili ndodhet në koma si pasojë një aksidenti të ndodhur më 24 shtator të këtij viti.

Ishin miqtë e tij që ndërmorën këtë iniciativë pasi familjarët nuk mund të përballonin koston e operacioneve që 20-vjeçari duhet t'iu nënshtrohet. Falë kontributit të shqiptarëve, Klevisi është transportuar më 20 tetor në spitalin “Gemelli” të Romës.

Sipas familjarëve, mjekët japin sinjale pozitive për 20-vjeçarin i cili aktualisht ndodhet në reanimacion, por pritet që të shihet ecuria e tij para se të kryhen ndërhyrjet. Halla e 20-vjeçarit, Romina Gjeluci shprehet shumë optimiste për shëndetin e nipit.

Gjatë një emisioni televiziv, ajo ka falenderuar shokët e Klevisit që morën nismën për të mbledhur 600 mijë euro por edhe gjithë shqiptarët që kontribuan.

Intervista e plotë:

Si është gjendja e Klevisit?

Është në reanimacion, por mjekët shprehen optimistë. Na thonë na lini të kryejmë punën tonë. E kanë me qetësi, nuk e kanë me nxitim, pasi duan që të shohin se si reagon Klevisi tani që është në reanimacion.

Mjekët po bëjnë ekzaminimet e nevojshme?

Po, na komunikojnë gjatë gjithë kohës në lidhje me reagimet e tij. Unë jam me prindërit e tij, e shohim që jemi në vendin e duhur. Jemi në një nga spitalet më të mira në botë dhe tregohen optimistë për gjendjen e tij. Por ata kërkojnë kohë.

Shuma u mblodh në një kohë rekord. Çfarë mendon se ndikoi te shqiptarët që u mblodh kjo shumë kaq e madhe?

Është shpërndarë shumë nga të gjithë në rrjetet sociale. Djemtë që nisën këtë nismë, ishin shumë të gatshëm dhe të prekur. Shokët e tij të cilët u gjenden shumë pranë nesh dhe prindërve të tij. I falënderoj nga zemra. Falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar. Ata i siguruan mjekimin. Uroj që shumë shpejt të ndaj me ju emocionet duke pasur edhe Klevisin pranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit