Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë në Londër, banorët: Mes tyre është një shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.10.2022, 17:58

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lindje të Londrës. Mediat britanike bëjnë me dije se në Henley Road në Ilford janë vrarë me armë zjarri dy persona dhe një i tretë ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka gjetur tre meshkuj të plagosur me armë zjarri. Një 20-vjeçar është shpallur i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër ka vdekur pak minuta më pas. Policia ka njoftuar se është në dijeni të identitetit të 20-vjeçarit të vrarë, ndërsa puna për të konfirmuar identitetin e burrit tjetër vazhdon ende.

Burri i tretë, i cili është rreth të 30-tave, ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një shtëpie familjare dhe sipas banorëve aty jetojnë 5-6 njerëz bashkë me një fëmijë 5-vjeçar. Në fillim banorët kur kanë dëgjuar të shtënat kanë menduar se janë fishekzjarre për shkak të festimeve të Diwali(festë hindu). Por kur kanë dalë jashtë kanë parë burrat e plagosur në rrugë.

Një banor ka deklaruar se një nga personat e vrarë është shqiptar:

Shoku im tha se dy makina erdhën dhe qëlluan tre persona. Ishte një shqiptar, një i zi dhe një aziatik që u qëlluan.

Banorët kanë dyshime se ngjarja e sotme ka të bëjë me përplasje mes bandave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit