Iu gjetën 522 mijë euro në autobus, Çela: Pushtetarët vjedhin 4 milionë dhe janë të lirë, unë në burg!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.10.2022, 12:03

Elidon Çela, shoferi dhe pronari i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara është lënë në burg pas ditës së sotme. Avokati i tij ka dhënë një deklaratë për mediat pas gjyqit, ku ka treguar edhe deklaratën e Çelës në Gjykatë.

Avokati shprehet se ato ishin para të kursimeve të familjes në Itali për 26 vite. Gjithashtu, Çela ka argumentuar se janë paratë e tij dhe pushtetarët marrin nga xhepat e qytetarëve 4 milionë euro dhe nuk mbeten në burg.

“Për sa i përket shoferit i cili i kishte sjellë nga shteti italian në pikën e kalimit shumën prej 520 mijë eurosh, gjykata vendosi ta lërë në burg, për faktin se duhet të provojë nëse i ka këto lekë me djersë e me mund apo i ka në rrugë të tjera.

Shoferi pretendon se ka 27 vite që punon në shtetin italian, familjarisht, lekët i ka kursime ndër vite dhe i kishte sjellë t’i investonte në Shqipëri, por gjithsesi këtë do ta zgjidhë hetimi.

Të dy ndihmësit e tjerë, shoferët që i kishte u lanë të lirë nga gjykata pasi doli se nuk kanë lidhje as me paratë, as me sendet e tjera që janë gjendur në autobus. Janë disa sende që mund të diskutohet që mund të paguhet për to akcizë, sende pa vlerë, siç janë ndonjë shishe verë, janë ilaçe për kalamaj, karroca, sende që nuk përbëjnë ndonjë vlerë të madhe as për shtetin, as për shoferin.

Gjithsesi fakti që u ngrit dyshimi për veprën penale për pastrim të produkteve të veprës penale, shoferi do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest me burg deri në sqarimin e rrethanave. Gjithsesi vendimi është objekt ankimi në Gjykatën e Apelit.

Ai po i sillte nga Italia se i ka fitim të 27 viteve. Ka biznes atje, ka punë të ndryshme atje, ka punuar në Itali, ka shitur, ka blerë. Shoferi kishte pretendime se ka pushtetarë tha që ia vjedhin shtetit dhe nuk i lë njeri në burg, 4 mln euro, jo të më lërë mua në burg për 520 mijë euro që i kam të miat. Gjithsesi kështu mendoi gjykata, kështu mendoi prokuroria dhe shoferi do të rrijë i paraburgosur deri sa situata të zgjidhet, ose Gjykata e Apelit të marrë një vendim ndryshe”, tha avokati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit