16-vjeçari shqiptar zbret nga gomonia dhe i futet gruas angleze në shtëpi: Ta përdor pak telefonin tënd?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2022, 09:11

ARTIKULLI I THE TELEGRAPH

Një emigrant shqiptar i iku Forcave Kufitare nga Kanali i Doverit dhe hyri në shtëpinë e një fshatareje 59-vjeçare nga Doveri, e i kërkoi të përdorte telefonin e saj celular për të shkuar në Mançester.

Emigranti 16-vjeçar, që besohet të jetë nga Shqipëria, ishte një ndër 30 personat që zbarkoi pa u zbuluar në një plazh pranë Aycliffe, një fshat afër Doverit, pasi gomonia e tyre iu shmang operacionit të udhëhequr nga Marina Mbretërore në Kanal me qëllim ndalimin e shkeljeve të tilla kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai u nis për në Aycliffe dhe arriti në shtëpinë e Sue Doyle, 59 vjeç, një nga fshataret, përmes një dere të pasme që ajo kishte hapur për të nxjerrë qenin e saj.

Ai më pas i kërkoi ta çonte për në Mançester dhe kur ajo refuzoi, ai i kërkoi që të përdorte telefonin e saj celular për të dërguar vendndodhjen e tij dikujt që po e priste për ta çuar në Mançester ose Londër.

Fqinja e saj, Louise Monger, 37 vjeç, tha se ajo hyri me vrap në shtëpi, e gjeti atë në dhomën e gjumit dhe "e kapi nga qafa". Policia mbërriti dhe oficerët e ndaluan atë në dhomën e gjumit.

”Ishte një adoleshent i frikësuar. Dukej si fëmijë”. Ajo shtoi detaje të incidentit në një faqe komuniteti në Facebook, duke paralajmëruar fshatarët që të “qëndrojnë vigjilentë dhe të mbajnë dyert dhe dritaret të sigurta”.

Zonja Doyle refuzoi të ngrejë akuza dhe policia tha se "nuk është kryer asnjë shkelje". Emigranti u ndalua nga zyrtarët e emigracionit pasi Grant Shapps, Sekretari i Brendshëm, u njoftua për incidentin.

Nuk dihet se sa emigrantë kanë zbritur në plazh.

Rreth 528 emigrantë në 10 varka arritën në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, duke e çuar totalin në më shumë se 38,000 deri më tani këtë vit.

Pak më shumë se 38,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin këtë vit, duke përfshirë më shumë se 10,000 që nga shtatori. Kjo krahasohet me 28,400 për të gjithë vitin e kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit