Japonezët po krijojnë lavatriçe për njerëzit, laheni me muzikë dhe video relaksuese

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.10.2022, 23:55

Shkencëtarët në Japoni janë duke krijuar një lavatriçe për njerëzit që pastron trupin tuaj ndërsa shihni një video relaksuese të zgjedhur për ju nga inteligjenca artificiale (AI).

ほんまかいな!人間洗濯機の衝撃 泡がつなぐ二つの万博:朝日新聞デジタル

Gjatë larjes me këtë lavatriçe, uji me presion të lartë që përmban flluska ajri jashtëzakonisht të imta do të heqin papastërtitë nga poret. Lavatriçja në fjalë pritet të krijohet nga "Science" një kompani teknologjike me bazë në Osaka që krijon koka dushi dhe vaska duke përdorur këtë lloj teknologjie.

未来型人間洗濯機」の再現に向けて躍進する、サイエンス  2025年日本国際博覧会「大阪ヘルスケアパビリオン」のスーパープレミアムパートナーに決定!|株式会社サイエンスのプレスリリース

Produkti, i quajtur 'Project Usoyaro', pritet të përfundojë deri në vitin 2024 dhe më pas të debutojë në Osaka Expo 2025. Qëllimi i kësaj lavatriçe është të 'lajë mendjen' si dhe trupin duke krijuar përvojën më të rehatshme të mundshme për njerëzit.

"Project Usoyaro" u frymëzua nga një banjë ultrasonike në formë veze nga "SanyoElectric" që u shfaq në Osaka Expo të vitit 1970.

"SanyoElectric" mbushej automatikisht me ujë të nxehtë sapo personi ulej, më pas 300 topa masazhi masazhonin trupin ndërsa valët supersonike largonin papastërtitë. Më pas kryhej tharja e trupit dhe i gjithë procesi zgjaste vetëm 15 minuta. Asokohe produkti nuk u hodh në treg pasi ishte e rrallë që njerëzit të bënin dush në shtëpi e jo më me vaska ultrasonike.

Osaka to host World Expo 2025 Photo taken in July 2018 shows a machine to  wash humans exhibited at World

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit