40-vjeçari u masakrua me sqepar nga fqinji, i vëllai: Ka tre çarje të thella në kokë, është ende në koma

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.10.2022, 15:16

40-vjeçari Arjan Marini u masakrua me sqepar nga 30-vjeçari Sokol Tabaku. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës 14 tetor në lagjen muzeale Goricë. Arjan Marini ishte takuar me Sokol Tabaku për tu sqaruar pasi 30-vjeçari i ngacmonte vajzën.

Arjani ishte në gjumë kur brenda dhomës në të cilën flinte, rreth orës 2 të natës Sokol Tabaku duke kapërcyer murin ndarës dhe e godet pabesisht me sqepar në kokë. Familjarët rrëfejnë se për agresorin nuk ka mjaftuar vetëm një goditje, por për minuta të tëra me radhë ai e ka goditur disa herë dhe pastaj e ka tërhequr zvarrë dhe e ka ulur trupin e tij në një kolltuk dhe e ka mbuluar me një batanije.

Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e Arjanit pasi ata shprehen se agresori dhe i plagosuri njiheshin prej vitesh dhe po atë ditë ata kanë qëndruar së bashku në një lokal duke konsumuar kafe. Gjendja e Arjanit është e rëndë, mjekët shprehen se rrezikon jetën. 40 vjeçari është në koma. Vëllai i Arjan Marinit ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 duke dhënë detaje për ngjarjen.

Sipas tij vëllai është goditur me sqepar dhe kishte 3 çarje të thella në kokë, teksa kishte humbur shumë gjak. Në vendin ku ndodhi krimi makabër në Berat ka qenë gazetarja e emisionit “Me Zemër të Hapur” Anila Ahmataj e cila ka dhënë detaje nga kjo tentative vrasje. Vendi është i mbuluar me shenja gjaku, pasi Arjani është goditur me mjet prerës sqepar në mënyrë fatale.

Autori i kësaj ngjarje ka tentuar të largohet me gjithë të plagosurin për ta larguar trupin nga vendi i ngjarjes, tentativë që ka rezultuar pa sukses. Por ai ka hyrë në godinë rreth orës 2:04 të natës dhe në videot e zbuluara tregohet qartë se autori ka hyrë disa herë brenda i qetë. Pronari i lokalit ku kishin qenë të dy, tha se mes tyre kishte pasur një debat.

“Arjani për mua ka qenë djalë shumë i mirë. Sokolin, hera e parë që e shihja. Ata patën një debat dhe dolën jashtë, më pas Arjani iku”, tha pronari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit