​Osmani për draftin franko-gjerman: Ka dezinformata

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.10.2022, 10:09

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për qarkullimin e një drafti franko-gjerman në media tha se “ka dezinformata rreth asaj që po kërkojnë partnerët tanë prej vendit tonë”. Osmani duke thënë se opinionet se pranimi i këtij draft-propozimi e kthen vendin në negociata për marrëveshje përfundimtare pas dhjetë vjetësh, tha se një gjë të tillë nuk e ka propozuar askush.

“Nuk ka propozuar askush që të pritet për marrëveshje për dhjetë vjet, kështu që ka lloj insinuatash, dezinformatash lidhur me atë se çfarë po kërkojnë partnerët tanë prej nesh”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se qëllimi i Kosovës ka qenë për marrëveshje finale me njohje në qendër të saj, por që angazhimi i Serbisë është i kundërt pasi kjo e fundit po vazhdon me politikat e saja që ta destabilizojë rajonin.

“Ne e vlerësojmë rolin e partnerëve tanë për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi. Qëllimi i Kosovës gjithnjë ka qenë për marrëveshje finale dhe njohje në qendër, dhe ne angazhohemi në atë drejtim. Për me tepër angazhimi ynë është për paqe dhe stabilitet, ndërsa angazhimi i Serbisë është i kundërt. Andaj shpresojmë që sa më shumë të jetë e mundur partneret tanë të bëjnë presion Serbisë, shtetit që po e destabilizon rajonin tonë që ta kuptojë që paqja dhe stabiliteti është në interes te të gjithëve”, ka shtuar Osmani për KosovaPress.

Ndryshe, të premten në një konferencë për media, presidentja Vjosa Osmani tha se nisma franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut dhe kjo sipas saj nënkupton që çështjet që deri më tani janë diskutuar veç e veç, të bëhen bashkë në mënyrë që të mos zvarriten për shumë kohë.

Ajo ka sqaruar se gjermanët dhe francezët planifikojnë të grupojnë disa çështje në një dokument të vetëm për të arritur një marrëveshje mbi to.

Osmani ka thënë se në javët në vijim do të ketë takime me ekipet e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron të cilët do të sqarojnë në detaje synimin e tyre.Ajo ka thënë se ky është një propozim dhe se do t’iu mbetet pastaj palëve të japin qëndrimin e tyre.

Ndryshe, rreth një muaj më parë në opinion dolën informacione se Franca dhe Gjermania u kanë dhënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë një propozim se si të zgjidhet kontesti i kahershëm ndërmjet dy vendeve.

Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, ndërsa ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e kanë konfirmuar ekzistimin e një dokumenti të tillë.

Por, emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë hapur se ekziston propozimi franko-gjerman.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak. Ai tha se për këtë ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti të shtunën në Prishtinë, por nuk ka dhënë detaje, pasi sipas tij, një gjë e tillë do ta dëmtonte procesin e bisedimeve.

Ndërsa, presidenti Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se propozimi franko-gjerman parasheh që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, pa e njohur pavarësinë e saj, derisa si kundërshpërblim Beogradi zyrtar do të merrte përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit