Eksperti i rendit hedh dyshime të forta për vdekjen e Lear Kurtit: Gjatë vrapit është e pamundur ta gëlltisësh qesen

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.10.2022, 16:25

Një protestë u mbajt dje para kryeministrisë për vdekjen e dyshimtë të Lear Kurtit. 32-vjeçari vdiq në mënyrë të mistershme brenda ambienteve të komisariatit numër 3 të policisë teksa organet shtetërore shkencore argumentuan se kishte gëlltitur dy qese me kokainë.

Fillimusht Policia raportoi se i riu ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, por ishte Trauma ajo që e hodhi poshtë këtë version duke thënë se Kurti mbërriti i pa jetë aty. Ekspertiza mjeko-ligjore tha fillimisht se ishte një qese e gjetur brenda trupit të pajetë të viktimës e më pas u bënë dy.

Fatjon Sufa, një ekspert rendi ka ngritur dyshime të forta e të qëndrueshne mbi vdekjen e Kurtit duke thënë se gjatë vrapit nuk ke mundësi ta gëlltisësh kokainën. Sipas tij, i riu fare mirë mund ta derdhte gjatë rrugës teksa i shpëtobte policisë.

“Dy rrugë janë, ose e kapërdirë…dhe pastaj bëjmë logjikën, sa e madhe ka qenë qesja dhe si mund të kapërdihet kur vrapon. Se nuk ka mundësi, nuk shkon poshtë. Versioni i dytë është që mund të jetë futur. Ai gjatë rrugës mund ta hapte dhe ta derdhte dhe nuk linte asnjë gjurmë.

Gjatë vrapit nuk ke mundësi ta gëlltitësh. Unë mendoj se versioni i dytë, mund të jetë e futur sesa e gëlltitur. Kjo kërkon analizë. Sa e madhe ishte qesja, a tretet nga stomaku? Nuk është e mundur që stomaku të ketë tretur qesen brenda kësaj kohe. E para ka një kohë për autopsinë.

Njeri vërtetë vdes, por janë ato indet, për kimi apo shpirt, që brenda pesë orëve të bësh autopsinë!!!! Do minimumi 12-24 orë, pse do të shkosh të bësh autopsinë me vrap. Çfarë kërkonin? Ai mund të ketë vdekur edhe për shkaqe natyrale. Por të jetë doza, edhe mund ta ketë kapërdirë, por problemi është te plasmasi. Nëse plasmasi nuk është i tretur si është hapur? Flasim duke bërë logjikën'”,-u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit