Ja çka u diskutua në takimin Kurti-Lajçak

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.10.2022, 17:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takimin e radhës, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Qeveria njofton se në këtë takim është diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimin e plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji si dhe për çështjet tjera aktuale.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajçak për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatën për media.

Pas takimit me Kurtin, para mediave është deklaruar emisari Lajçak, i cili duke folur për dialogun ka thënë se ju takon Kosovës dhe Serbisë ta përcaktojnë marrëveshjen finale.

“Për këtë duhet të vendosin Kosova dhe Serbia… nuk është se vendosi unë për ju dhe për këtë është dialogu”, ka thënë ai, pasi është pyetur nga gazetarët lidhur me marrëveshjen finale për të cilën së fundmi janë shtuar diskutimet se ajo mund të mos përfshijë njohjen reciproke.

Ai tutje ka thënë se diskutimet me Kurtin ishin konstruktive dhe të dobishme, ndërsa ka pranuar se kanë biseduar edhe për propozimin franko-gjerman.

“Natyrisht që e diskutuam dhe kjo është arsyeja pse vi në baza javore këtu. Por, më mirëkuptoni që nuk i ndihmon procesit nëse lëshohem ne detaje”.

I pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës që më 31 tetor të përfundojë afati për kthimin e targave nga ilegale në RKS, ka refuzuar të komentojë duke thënë se kjo çështje i takon kryeministrit Kurti.

“Takimi dhe biseda me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktive dhe e dobishme. Po bëjmë progres në diskutimet tona dhe kjo është çfarë mund të them tani. Lidhur me targat, ne e diskutuam këtë çështje dhe i takon kryeministrit Kurti të vendos, kemi pasur diskutim të hapur”, raporton Telegraf.

“Ne jemi këtu të ndihmojmë dhe brenga jonë është që të mos ketë tensione dhe dhunë. Kjo nuk është në interes të Kosovës, sidomos në këtë periudhë të rëndësishme të proceseve, siç janë diskutimet për liberalizmit të vizave dhe çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës. Gjëja e fundit që Kosova do të kishte nevojë është dhuna”, ka deklaruar Lajçak të shtunën.

Lajçak ka folur edhe për draftin e fundit të publikuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se për këtë çështje është informuar nga mediat.

“Për draftin e Asociacionit kam mësuar në fakt nga mediat…Nuk kam qenë më parë i informuar për këtë. Kushdo që dëshiron të shkruajë drafte është i mirëpritur, por ne nuk i kemi kërkuar askujt ta bëjë këtë”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit