Evis Kushi i hyn tenderave “me kokë”, i jep 900 milionë Llambro Sulotit në tenderin e dyshimtë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.10.2022, 22:25

Evis Kushi është Ministrja aktuale e Arsimit. Ndonëse institucioni i saj nuk para bën tendera me shumicë si kolegët, ndodh ndonjëherë që i “qan” fare. Themi kështu pasi rezulton se institucioni që ajo drejton ka realizuar një tender tepër të dyshimtë në lidhje me blerjen e pajisjeve didaktike.

Nuk bëhet fjalë për shifra të vogla por për gati 900 milionë lekë të vjetra që i janë dhënë Llambro Sulotit të kompanisë ALMedical. Procedura e prokurimit në fjalë ka numër reference REF-24946-04-13-2022 dhe si objekt “Blerje pajisje didaktike për fizikë, arsimi bazë”.

Fondi limit është caktuar 91,081,315 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Duke shfletuar dokumentacionin e tenderave vihet re se kanë marrë pjesë në garë 6 operatorë ekonomikë. Këtu fillojnë shfaqen edhe dyshimet e para.

Nga 6 pjesëmarrësit, për habi 2 operatorë kanë ofruar zero lekë. Në asnjë vend të botës nuk ka kuptim të marrësh pjesë në një garë dhe të mos japësh ofertën tënde. Kjo në fakt është një skemë tipike që zbatohet në Shqipëri për të dhënë përshtypjen se në procedurë kanë marrë pjesë shumë garues dhe prania e tyre shërben sa për numër.

Ndërkohë nga 4 kompanitë që ofruan vlerë, fituese u shpall ALMedical e Llambro Sulotit me ofertë 72,865,065 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por duke parë ofertat vihet re se një tjetër kompani pjesëmarrëse ka ofruar gati 95 milionë lekë të vjetra më pak sesa firma fituese por ky fakt nuk është marrë në konsideratë.

Ndërsa si “qershia mbi tortë” del se vlera fituese është sa 80% e fondit limit. Të gjitha sa më sipër bëjnë të lindin dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar dhe se nuk është aspak çudi që të jenë mbushur plot edhe xhepat e ministres.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit