Baza e armëve në Elbasan/ Në telefonin e Xhafer Deliut zbulohen foto të Elton Kilës e Dine Çamit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.10.2022, 13:53

Në telefonin e të arrestuarit Xhafer Deliu janë gjetur fotografi të fshira të shtetasve Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit dhe Abedin Mama, i njohur si Dine Çami. I arrestuari dhe personat që kanë kontaktuar me të kanë mohuar konfliktet me këta persona duke pretenduar se mbajtja e fotove në celular mund të jetë rastësi ose ngatërresë.

Ora News mëson se në rubrikën "Delete" të fotove të fshira, janë gjetur dhjetëra fotografimi mes të cilave dy foto të Elton Kilës (Otit) dhe Abedin Mama ose siç njehet në Elbasan si "Dine Çami".

Të dy këta personazhe dalin në dëshminë e bashkëpuntorëve të SPAK Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës,si individë që monitoroheshin për tu ekzekutuar nga grupi i Dumanit që financohej nga Erjon Alibej dhe Ardjan Spahiu. Deliu, është marë në pyetje për prezencën e dy fotove në telefonin e tij,por ka treguar se "Otin" e ka të njohur dhe ja ka dërguar vetë ai.

Ndërsa për prezencën e fotos së "Dine Camit" mësohet të ketë pohuar se dikush tjetër mund tja ketë dërguar,por nuk e kujtonte. Për prezencën e fotove në telefon, është marë në pyetje nga policia e Elbasanit Elton Kila,i cili ka shpjeguar në polici se Xhafer Deliun nuk e ka njohur asnjëherë.Madje as numër telefoni nuk i ka pasur dhe normalisht nuk i ka dërguar asnjë foto të tij. Nisur nga kjo dëshmi policia e Elbasanit, ka ngritur dyshime të forta se Xhafer Deliu, gjatë muajit shkurt-mars 2022, ka shërbyer si një nga informatorët e Nuredin Dumanit,për lëvizjet e Otit të Elbasanit.

Këto dyshime të forta janë ngritur jo vetëm nga fakti i gjetjes së fotove në telefon,por edhe për shkak se Deliu rezulton të jetë kushëri i Erjon Alibejt. Nga ana tjetër dyshimet për një informator të mundshëm të Deliut, janë shtuar edhe për faktin se Nuredin Dumani, në dëshminë e tij tregon se:

"...një informator i imi në Elbasan kishte zbuluar bazën ku fshihej Talo Çela dhe njeriu që e furnizonte me ushqime ishte "Oti i Elbasanit...".

Duke ndjekur këto dyshime të forta për një grup të mundshëm vrasësish me pagesë,policia e Elbasanit ka filluar të kryejë mbledhje informacioni të njerëzve të rrethit shoqëror të Xhafer Deliut. Në përgjime parandaluese dhe ndjekje operative, janë pikasur Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi,ky i fundit me profesion elektroaut.

Është marë informacioni se këta persona bisedonin për lëvizjen e disa sendeve nga njëra bazë në tjetrën,ndaj dhe policia ka ndërhyrë me kontrollin e një banese në lagjen "Gurabardh" të Elbasanit. Pikërisht në këtë banesë është gjetur një arsenal i tërë me armë, si automatikë, pistoleta, silenciatorë dhe mina C4.

Ndërsa pas zbulimit të bazës, (19 tetor 2022) policia arrestoi Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Ky i fundit akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe Kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërsa Luis Gaxhi për "Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit