Ky vend që ka vetëm 500 shqiptarë, ofron punë edhe për 4 mijë të tjerë, shikoni profesionet që t’ia mbathni

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22.01.2017, 17:16

things_to_do_in_reykjavik_iceland-1240x700 Në Islandë vitin e kaluar është reduktuar shumë numri i punëtorëve dhe për këtë arsye Islanda njofton se ka nevojë për 4 mijë punëtorë të huaj. Profesionet më të kërkuar janë ato të hotelerisë dhe turizmit, pasi këtë vitet pritet që turizmi në Islandë të ketë vrullin më të madh të tij.

Islanda në fakt po përballet me problemet e plakjes, rreth 10 përqind e popullsisë është sipër moshës 70-vjeçare, ndërsa pritet që vendi të mbushet me mosha të reja pavarësisht faktit nëse janë apo jo emigrantë, shkruan gazetametro.net.

Në këtë ishull ku turizmi duket në bumin më të madh të tij jetojnë vetëm 500 shqiptarë, por mesa duket Islanda ka nevojë për më shumë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit