Opozita ka thirrur protestë ditën e sotme për mbrojtjen e Teatrit dhe kundër betonizimit të Tiranës. Në orën 12:00 pritet të zhvillohet protesta e parë e thirrur nga opozita.
Njoftimin e ka bërë kreu i PD Sali Berisha në një njoftim në Facebook. “Protestë e madhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Nesër, në ora 12:00, te sheshi i Teatrit, të gjithë në protestë!’, shkruan ai.
Rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme vetëm 7 qytetarë kujtuan me homazhe publikisht të ndjerin Lear Kurti pranë Ministrisë së Brendshme. 32-vjeçari gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta.