Tirana plot me kosha të tejmbushur, qytetarët: Makinat e plehrave nuk vijnë t’i mbledhin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.10.2022, 20:41

Bashkia e Tiranës vazhdon përdorimin e parave publike për tendera e oligarkë që nuk i kryejnë detyrat e tyre ashtu siç duhet. Edhe pse për pastrimin e kryeqytetit i jepen miliarda lekë Shkëlqim Fushës dhe kompanive të tij që "fitojnë" tendera pafund, koshat e tejmbushur me plehra që kundërmojnë erë të rëndë vazhdojnë të jenë pjesë e një realiteti aspak të këndshëm për shumë banorë.

Në zonën e Yrshekut, pak kilometra larg qendrës së Tiranës koshat janë tejmbushur dhe plehrat janë derdhur e hedhur në tokë. Sipas qytetarëve makinat e pastrimit të plehrave nuk shkojnë të mbledhin plehrat dhe këto janë pasojat me të cilat përballen.

Përballë një pamje aspak të hijshme për banorët e Yrshekut por edhe kalimtarët, ngrihet pyetja: Taksat e qytearëve të Tiranës për pastrimin e plehrave ku shkojnë? Erion Veliaj dhe oligarku Fusha që vazhdon të gllabërojnë paratë e qytetarëve a po e kryejnë detyrën e tyre ashtu siç duhet.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, Makina e plehrave nuk vjen te pastroje mbeturinat ne "Yrshek" Tirane

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit