Tetovë, pensionistët kanë mbetur pa dru për ngrohje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2022, 16:44

Dhjetëra pensionistë nga Tetova që paguan për drutë e dimrit që në shkurt të këtij viti, ende nuk i kanë marrë. Janë ankuar te Shoqata e Pensionistëve, nga ku kanë marrë vetëm premtime se së shpejti drutë do të arrijnë në shtëpitë e pensionistëve.

“Drutë nuk janë askund. Drutë i kemi paguar që në shkurt, nga 50 euro pesë metra kam paguar po drutë s`janë askund. Ata kanë bërë kontratë, kur shkoj atje i kërkoj s`ka. Sekretari vetëm na rren do vijnë do vijnë. Isha te ndërmarrja më thanë ku ka 3000 denarë dru. Drutë i kanë marrë kryesia e Shoqatës së pensionistëve e për ne tjerët s`ka dru. Thonë do na kthejnë paratë, si do na kthejnë ku të marr para tjera për pesë metra unë”, deklaroi për Alsat, Sahit Saiti, pensionist.

Nga Shoqata e Pensionistëve të Tetovës, thonë se bëhet fjalë për rreth 24 pensionistë. Sekretari i Shoqatës thotë se brenda dy javësh do të bëhet furnizimi.

“Sot folëm me furnizuesin ka edhe 24 persona që nuk i kanë marrë drutë, pra bëhet fjalë për rreth 250 metër kub dru, dhe nga sot thanë që do fillojnë me shpërndarjen. Problemi nuk është tek ne e as tek furnizuesi por tek “Pyjet e Maqedonisë” që dobët sjellin dru te firmat që operojnë me dru dimri”, tha Svetozar Dimovski, Sekretar i Shoqatës së pensionistëve të Tetovës.

Ndryshe nga sekretari, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve thotë se nëse pensionistët nuk furnizohen me drutë e paguar do tu kthehen paratë.

“Në rast se vjen deri te mos dorëzimi i druve do i kompensojmë nuk është aspak e mjaftueshme të them se do ua kthejmë paratë, por në këtë rast s`ma merr mendja se do vjen deri tek kjo, sipas asaj që premtoi furnizuesi”, u shpreh Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.

Sipas disa pensionistëve, i gjithë problemi qëndron tek rritja e çmimit të druve për ngrohje. Fillimisht pensionistët drutë e dimrit i kanë paguar nga 3 000 denarë për metër kub, ndërsa tani, shtrenjtimi i tyre, ka bërë që të kenë probleme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit