Arrestohet bashkëpunëtori Veselinoviqit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2022, 16:27

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë policia ka arrestuar M.M., i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit të organizuar kriminal të lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Sipas Nova.rs, i arrestuari është Milan Mihajloviq, i cili është i afërt me biznesmenin kontrovers, Zvonko Veselinoviq.

Avokati i tij Miodrag Bërkljaq thotë për Nova.rs se është e vërtetë që Milan Mihajloviq është arrestuar dhe ndodhet në një njësi të paraburgimit.

“Nuk di asgjë më shumë se detaje, duke qenë se vetëm një orë, një orë e gjysmë më parë ka ardhur familja e tij për të më angazhuar që ta mbroj. Ajo që di unë – e di nga mediat, është se Prokuroria Speciale e ka arrestuar nën dyshimin se është anëtar i një lloj grupi kriminal që dyshohet se ka marrë pjesë, ndër të tjera, në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, thotë Bërkljaq.

Ai thotë se meqenëse është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:30, nesër gjatë ditës duhet të mbahet seanca në Gjykatën Speciale në Prishtinë, ku duhet të vendoset nëse ai do të mbetet në paraburgim apo do të lirohet.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e situatës, peshën e akuzës dhe gjithçka që po ndodh, ka shumë të ngjarë që ai nesër të caktohet në paraburgim”, shton Bërkljaq.

Ai paraprakisht ishte përmendur si njëri nga të dyshuarit në këtë rast, por nuk ishte përfshirë në aktakuzën e ngritur.

Milan Mihailoviq është në listën e personave ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione. Në shpjegim thuhet se Mihailoviq është një nga nëntë bashkëpunëtorët e Zvonko Veselinoviqit që kanë punuar për të ose në emër të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit