Qeveria Kurti refuzon propozimin e SHBA-ve për targat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2022, 14:38

Qeveria e Kosovës, ka reaguar pas propozimit të të dërguarit special të ShBA-së, Gabriel Escobar, që vendimi për targat të shtyhet edhe për 10 muaj.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për Klankosova.tv se qeveria e ka për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë e vendimet qeveritare.

“Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”, është shprehur Kryeziu për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se qeveria i kupton shqetësimet dhe brengat e Escobarit pasi sipas Kryeziut, siguria dhe paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës së fundit të Escobar në Kosovë, ai tha se i ka propozuar kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani shtyrjen e afatit për targa edhe për 10 muaj, por nuk kanë marrë ndonjë zotim.

Kujtojmë se afati për zbatimin e vendimeve për targa dhe dokumentet serbe është shtyrë më 31 korrik me propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit