Ish-kryeministri paralajmëron krizë, shumë biznese pritet të falimentojnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2022, 14:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se përcaktimi i çmimeve tavan në produkteve esenciale qoftë edhe si masë e përkohshme, është ndërhyrje në ekonominë e tregut dhe shkelje kushtetuese. Komentet e tij vijnë në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për projektligjin që synon përcaktimin e çmimeve maksimale të produkteve të konsumit ditor.

Mustafa ka thënë se caktimi i çmimeve tavan mund të ketë pasoja të mëdha për bizneset e vogla dhe ato të mesme. Sipas ish të parit të ekzekutivit, kjo mund të çojë në falimentimin e firmave dhe humbjen e punës.

“Caktimi i çmimeve tavan është ndërhyrje në ekonominë e tregut, me pasoja të mëdha për bizneset, sidomos ato të vogla dhe të mesme. Është veprim i cili cenon përcaktimin kushtetues për ekonomi të lirë të tregut”, deklaroi Mustafa për mediumin.

“Si pasojë pritet të falimentojnë shumë firma e të mbesin pa punë shumë punëtorë. Nuk mund të shkelet kushtetuta, duka u thirrur në probleme dhe kriza momentale”, përfundoi ish-kryeministri.

Si ndërhyrje në ekonominë e tregut të lirë e kanë parë edhe opozita. Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se ky ligj bie në kundërshtim me të gjitha bazat e ekonomisë së tregut të lirë.

“Nëse e shikojmë nenin 5 masa të përkohshme e tërë terminologjia në ligj është ndalim, detyrim, caktim, kufizim, e kjo i bie në kundërshtim me të gjitha bazë të ekonomisë së tregut të lirë”, tha ai për Lajmin

Këtë projektligj e ka kundërshtuar edhe LDK-ja e AAK-ja.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se përmes Projektligjit për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore shkaktohen disa dëme në biznese.

“Me nivelizim të çmimeve ju vrani konkurrencën në mes të të gjithë atyre që i ofrojnë produkteve të njëjta sepse po vendosni mime të njëjta për të gjithë. Më këtë e bëni edh enjë dem tjetër, ju I shtyni drejtë falimentimit mijëra dyqane të vogla nëpër fshatra e nëpër lagje periferike të qyteteve, po e abstrahoni faktin se bizneset kanë kosto të ndryshme të operimit”, deklaroi ajo.

Sipas ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kjo nismë ligjore synon të hartojë masat mbrojtëse të furnizimit me produktet themelore për konsumatorët.

Ky projektligj synon të përcaktojë çmimet tavan për produktet esenciale, sikundër janë: drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaj ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinë, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor dhe produktet e higjienës personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit