“Punova për të të bërë krenar ty flamuri im”, Gentiana Beqa kampione bote në “bodybuilding”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.10.2022, 14:18

Shqipëria ka një kampione bote në sportin e “bodybuilding” /“fitness”. Gentiana Beqa është ngjitur në shkallën më të lartë në kompeticionin më të madh për femra të këtij sporti, “World Fitness Women’s Championship”.

Në kompeticionin e zhvilluar në Korenë e Jugut në qytetin Yeongju, Beqa ka shkëlqyer me format e saj të mahnitshme trupore dhe ka arritur të fitojë medaljen e artë si e para në botë në këtë sport për vitin 2022.

View this post on Instagram

A post shared by GETTA BEQA (@gettabeqa)

Në një postim në “Instagram” ajo ka pozuar me flamurin shqiptar dhe medaljen e artë në qafë, teksa fjalët e saj të shkruara në përshkrimin e fotos janë shumë emocionuese dhe tregojnë dëshirën e saj të madhe për të bërë Shqipërinë krenare.

“Kur linda unë ishe ti flamur kuqezi, u rrita me ty, çdo emocion e kam përjetuar me ty. Kam punuar të të bëj krenar ty flamuri im dhe gjithë shqiptarët në këtë ditë madhështore të garës botërore World Fitness Women’s Championship”, shkruan Gentiana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit