Mblidhen 300 nga 600 mijë euro për 20-vjeçarin nga Shkodra, Klevisi niset për mjekim në Romë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2022, 13:39

Klevis Gjeluci, është 20-vjeçari nga Shkodra i aksidentuar në datën 27 shator dhe ndodhet në në koma.

Klevisit i duhej ndihma e të gjithëve për të qëndruar në jetë.

Pas aksidentit miqtë dhe të afërmit tij ndërmorën iniciativën për të mbledhur fonde, e nga 600 mijë euro që i duheshin gjithsej, janë mbledhur gjysma, pra 300 mijë euro.

Shqiptarët kanë treguar edhe njëherë se kanë një zemër të madhe duke u bërë bashkë, ndërsa me shumën e mbledhur i riu do të niset në Itali për mjekim, teksa më pas do t’i nënshtrohet operacionit.

Klevisi do të shtrohet në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali për t'ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit