“ZGJOHU SHQIPËRI!” Vdekja e Lear Kurtit në duart e policisë, thirrja e tij në Instagram dhe shprehja motivuese

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.10.2022, 13:11

Flitet se Lear Kurti ishte shpërndarës droge dhe kryente aktivitet kriminal, duke u munduar të ulet sa më shumë figura e tij për të zbehur në mënyrë tinëzare edhe fajin e shtetit në trajtimin e çështjes.

Por nëse i hedhim një sy profilit të viktimës në “Instagram”, të cilin e ka privat për personat që nuk e ndjekin, panorama është diçka krejt tjetër.

“I fortë dhe i mençur”, është përcaktimi që i bënte vetes së tij 32-vjeçari, ndërkohë që këtë shprehje e shoqëron me ikona të librave dhe “emoji” të tjerë që përdoren shpesh në rrjetet sociale.

Më pas, shprehja që e motivonte më së shumti Learin ishte: “Nëse mundësitë nuk trokasin, ndërto një derë dhe trokit vetë”, duke treguar se ishte një djalë me mjaft ambicie për jetën.

Ndërkohë, përveç se Lear, emri i dytë që ai i kishte vënë llogarisë së tij në Instagram është “Wake up Albania” (Zgjohu Shqipëri), që mund të lexohet si një thirrje që ai i bën popullit të këtij vendi për padrejtësitë dhe “shkeljen” që po na bëhet prej 32 vitesh.

Ndërkohë, kënga që e frymëzonte më së shumti Learin dhe ku ai gjente veten është Stan, e kënduar nga Eminem dhe Dido para 12 vitesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit