Vdekja e Laer Kurtit pasi u shoqërua në polici, familjarët e viktimës presin dorëzimin e trupit të pajetë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2022, 12:13

Mbrëmjen e djeshme, i riu Laer Kurti ndërroi jetë në duar e policisë, pasi këta të fundit po e shoqëronin në komisariat.

Sipas AMP Kurti është dërguar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, ndërsa Trauma deklaron se i riu ka shkuar pa shenja jete në urgjencë.

Sa i përket familjarëve të të ndjerit, babai i adoptues i Laerit shprehet se djalin ia kanë mbytur duke theksuar se nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Leari ishte birësuar nga Artur Isai dhe gruaja e tij kur ishte 2 vjeç, ndërsa ndërroi jetë në lule të rinisë pas shoqërimit në polici.

Dinamika e ngjarjes tragjike nuk dihet ende saktësisht, ndërsa pritet që çdo gjë të zbardhet pas ekspertizës mjeko ligjore të trupit të pajetë.

Ndërkohë siç shihet në foto, familjarët ndodhen në ambientet e jashtme të Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku presin të mësojnë shkakun e vdekjes së të riut dhe marrjen e trupit të pajetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit