Ministri serb i Mbrojtjes: Po përballemi me “ditë lufte për mbijetesë dhe ruajtjen e Kosovës”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.10.2022, 08:59

Ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç, ka deklaruar gjatë një fjalimi se ditët në vazhdim përfshijnë mbrojtjen e atyre çfarë ata kanë arritur. Ai ka thënë se po përballen me “ditë lufte për mbijetesë dhe ruajtjen e Kosovës”.

“Serbia po përballet me ditë të vështira, të tilla që nuk i kemi pasur në njëzet vitet e fundit, ditë lufte për mbijetesë dhe ruajtjen e Kosovës”,-deklaroi ai.

Ministri shtoi se sfidat kërkojmë mençuri për t’u përballur.

“Ditët në vazhdim përfshijnë mbrojtjen, gjegjësisht ruajtjen e gjithçkaje që kemi arritur, ato kërkojnë mençuri, guxim dhe energji të madhe për t’u përballur me të gjitha krizat dhe sfidat”, -tha Stefanoviç.

Ndër të tjera tha se “kohë të vështira, është i kënaqur që Serbia ka një ushtri të fortë, të pajisur në mënyrë moderne, të armatosur dhe mbi të gjitha të stërvitur mirë”. Më pas shtoi: “Serbia duhet të luftojë për interesat e veta, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për Serbinë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit