“Unë jam 22 dhe i dashuri 54-vjeç, më thonë se kjo është e gabuar por unë e dua”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.10.2022, 02:03

Mosha është vetëm një numër për një çift ku dashuria e tyre i kapërcen brezat.

22-vjeçarja Nicole Downs e cila jeton në Michigan është e lidhur me një burrë me të cilin ka 33 vite diferencë. Nicole e cila është 22-vjeçe është lidhur me Michael i cili është 54-vjeç.

Dyshja u njohën kur Michael ishte 51 vjeç dhe Downs vetëm 18. Kjo e fundit thotë se ata janë shumë të lumtur bashkë dhe se nuk e mendojnë jetën pa njëri-tjetrin.

Ne kemi një hendek moshe prej 33 vitesh. Ne jemi të lumtur së bashku, pavarësisht se çfarë mund të mendojnë njerëzit e tjerë. Nuk mund ta imagjinoja jetën time nëse nuk do të takoheshim kurrë.

Çifti janë takuar në vitin 2018. Pas gjashtë muajsh lidhje, të dy vendosën ta bëjnë shumë më serioze lidhjen e tyre për shkak të marrëdhënies që krijuan.

Ata janë përballur me shumë komente negative në rrjetet sociale pasi janē të shumtē ata që e quajnë të gabuar një lidhje të tillē dhe vetëm për interes.

Pavarësisht komenteve negative, 22-vjeçarja thotë se është shumë e lumtur dhe se e do shumë të dashurin e saj 54-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit