“Tritoli është paralajmërim”, eksperti: Në Shqipëri hyn dhe prodhohet lehtësisht, shpërthimet janë të rrezikshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.10.2022, 21:05

Mbrëmjen e kaluar Tirana u trondit nga një shpërthim i fuqishëm me tritol që ndodhi pranë sheshit "Wilson" në një dyqan kozmetike. Dëmet në dyqanin në pronësi të administratores Enisa Pirolli janë të konsiderueshme por autorët dhe qëllimi i këtij sulmi ende nuk dihet.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar gjatë një emisioni televiziv se tritoli është një armë e rrezikshme pasi ka një valë shkatërrimi që tejkalon vetë qëllimin e autorit.

Orët e mbrëmjes, në mes të Tiranës, një sasi tritoli, shpërthimi i të cilit mund të shkaktojë dhe dëmtime të tjera. Këto kanë një valë të shkatërrimit që tejkalon qëllime të kanë vetë autorët. Janë shumë të rrezikshme. Ka qenë një shpërthim i fortë ai i mbrëmjes së djeshme.

I pyetur në lidhje me arsyet e sulmeve me tritol, eksperti tha se shantazhi, presionet dhe paralajmërimet janë ndër më kryersoret.

Këto janë arsye për shantazh, presione ose si përgjigje ndaj gjobë-vënieve. Ose për borxhe, ka forma nga më të ndryshmet. Është një formë e hakmarrjes që nuk synon personat drejtpërdrejt, por pasurinë e tyre. Është një paralajmërim shumë i fortë, që nesër mund ta kesh radhën ti.

Ndërkohë në lidhje me shtimin e shpërthimeve me tritol, eksperti tha se në vendin tonë tritoli hyn lehtësisht nëpërmjet rrugëve tokësore por që edhe nga rrjete të mirëorganizuara që merren me prodhimin artizanal të tij.

Kemi lëndë që hyn në territorin shqiptar në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme. Linjat e guroreve. Linjat që ndërtojnë rrugët etj, janë të ligjshme. Por duhet bërë një kontroll i tyre, duhet bërë inventari. Sa është përdorur dhe sa ka mbetur. Ka një licencë specifike për të gjitha këto, por ndonjëherë mund të abuzohet. Ka pasur shumë linja të kalimit të paligjshme sidomos nëpërmjet kufirit tokësor. Kemi burime njerëzore ndërkohë që mund ta krijojnë vetë brenda vendit. Ka një rrjet të mirë-organizuar në Shqipëri, të mirë-paguar dhe të mirë-përgatitur. Këto janë raste kur kemi pasur një punë të mirë edhe të policisë, por shpërndarja, fluksi i madh, kërkesa që ka nga grupet e organizuara…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit