Investitorët strategjikë janë shtuar shumë së fundmi dhe më të favorizuarit, janë ata që kanë lidhje të ngushta me qeverinë. Pas Gaz Pajës, një investitor strategjik ka dalë në zonën e Velipojës dhe më konkretisht në vendin, ku në vitin 2020, IKMT ndërmori një aksion për prishjen e disa restoranteve.
Sot, kuptohet qartë që ky aksion është bërë për t’i hapur rrugën këtij investitori strategjik, i cili është në gjykatë dhe akuzohet për falsifikim dokumentash.
PAMJE NGA AKSIONI NË 2020
PAMJE NGA AKSIONI NË 2020
PAMJE NGA AKSIONI NË 2020
Bëhet fjalë për Pëllumb Gjokën, biznesmenin, që përmendet shumë nga ana e opozitës si një trafikant droge dhe mik i ngushtë i Edi Ramës.
Familja Marku, pronare e një prej restoranteve të prishur në 2020, ka denoncuar së fundmi, në redaksinë e JOQ ALBANIA, se si Pëllumb Gjoka dyshohet se do kryejë një investim strategjik me letra të falsifikuara.
Bëhet fjalë për 39 hektarë, të cilat Pëllumb Gjoka pretendon se i ka fituar përmes një akt trashëgimie nga halla e tij. Mirëpo, dyshohet se ky akt trashëgimie është i falsifikuar dhe për këtë vajza e hallës e ka kallëzuar Pëllumb Gjokën.
Për këtë JOQ ka siguruar edhe dokumentat ku grupi i ekspertëve thotë se ka ndërhyrje dhe letrat janë të falsifikuara.
DOKUMENTET E DYSHUARA SI TË FALSIFIKUARA
DOKUMENTET E DYSHUARA SI TË FALSIFIKUARA
DOKUMENTET E DYSHUARA SI TË FALSIFIKUARA
DOKUMENTET E DYSHUARA SI TË FALSIFIKUARA
Për më tepër, emri i punonjëses në zyrën hipotekore në Shkodër duket se është falsifikuar, pasi siç shihet edhe nga dokumenti, shtetësja me inicialet T.L, pranon se nuk ka qenë punonjëse në zyrën hipotekore në Shkodër, por ka qenë me detyrë si oficere e policisë gjyqësore në Tiranë.
Gjithashtu, Këshilli Bashkiak nuk e ka miratuar propozimin për investim strategjik të Pëllumb Gjokës, por ky i fundit, i bën presion personave denoncues se aty do të ndërtojë resortin e tij me vlerë më shumë se 5 mln euro.
Ditën e nesërme, është gjyqi në lidhje me këtë çështje dhe Gjykata mund të vendosë për mbyllje të procesit gjyqësor, pasi ka kaluar afati 5-vjeçar dhe mund të ndodhë që investimin strategjik mund ta gëzojë Pëllumbi, por me dokumenta të falsifikuara.