Takohen Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2022, 18:07

Nga PDSH njoftojnë se dje në ambientet e Kuvendit u realizua takim në mes kryetarit të kësaj partie Menduh Thaçi dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Nga PDSH njoftojnë se në takim temë kryesore ka qenë heqja e 20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe.

“Me këtë rast z.Menduh Thaçi e informoi z.Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktuelitetin politik në vend dhe më gjerë. Bashkbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thonë mes tjerash në njoftimin nga PDSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit