1/3 të moshuar dhunohen nga fëmijët për shkak të varësisë nga droga, rrëfimet e trishta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.10.2022, 15:19

Një në tre të moshuar apo që kanë lidhje prindërore, dhunohen nga fëmijët e tyre për shkak të varësisë nga droga. Kjo shifër i pohohet Gazetasi.al nga burime shumë të sigurta policore që bazohen tek denoncimet në rang kombëtar të të moshuarve, të cilët jetojnë me njërin nga dhunuesit.

Policia i thotë Gazetasi.al se pjesa tjetër që dhunojnë të moshuarit, janë djem të alkoolizuar, kurse në një përqindje të papërfillshme, prindërit e moshuar goditen fizikisht nga fëmijët vajza dhe djem, gjatë mosmarrëveshjeve banale kur mungon komunikimi midis tyre.

Gazetasi.al iu vendosën në dispozicion vendime që tregojnë dramën e shkaktuar në dhjetëra familje nga varësia e drogës. Babai i dhunuar është i moshës 50 vjeç dhe sipas denoncimit, situata i doli nga kontrolli me të birin, me të cilin jetojnë në zonën e Saukut pranë Tiranës, pasi R.T., nisi të vjedhë fillimisht biçikleta.

Më pas sende të tjera jashtë shtëpisë dhe pak nga pak, ai iu afrua shtëpisë. Kur prindërit e zbuluan se djali i vetëm kishte varësi nga droga, ata nuk kishin mundësi që ta shtronin për rehabilitim, por shmangën mbajtjen e parave në banesë, bizhuteritë, por edhe objekte që do të konvertoheshin në para. Por as kjo nuk qe një zgjidhje.

T.T., që dha prova të mjaftueshme për policinë për nisjen e procedimit penal ndaj fëmijës së vetëm për akuzën e nenit 130/a të Kodit Penal, thotë: I kërkoi para të ëmës për të dalë. Por ne kemi kohë që dyshojmë se nuk mbajmë asnjë të hollë në shtëpi. Jemi të bindur që ai pi drogë. Është bërë i egër dhe shpërthen pa shkak. Bërtet dhe është agresiv. Nisur nga ky fakt se djali ynë është përdorues, e ëma nuk i dha asnjë lek, ndaj nuk i dhashë as unë.

I riu ka shpërthyer, duke thyer çdo gjë që i dilte përpara.

“Kështu R. filloi të dëmtojë sendet dhe orenditë shtëpiake. Gjendur në këto kushte, i frikësuar i fola dhe po përpiqesha ta qetësoja, por im bir më sulmoi fizikisht. Më qëlloi me grushte, me shkelma, me orenditë që i kishte thyer, derisa ndërhyri gruaja dhe më hoqi nga duart e tij. Ishte i fortë fizikisht dhe përveç gruas ndërhyri dhe nëna ime, por ai u egërsua akoma më tepër dhe kërkonte me patjetër para”, – shprehet babai i përdoruesit të drogës.

Policia konfirmon për Gazetasi.al se i dyshuari është përdorues droge, pasi disa herë është shoqëruar me doza të ndryshme, por më pas çështja është pushuar, duke qenë se ka rezultuar përdorues.

“Që është përdorues, e kam konstatuar i pari dhe i kërkova nënës time të bënte kujdes, pasi ajo e mban pensionin në një kuletë në trup. Së bashku me gruan, i hoqëm paratë nga shtëpia. Djali na ka dhunuar edhe herë tjetër, por ne nuk kemi ardhur në polici, sepse kemi menduar që T. do ndryshonte sjellje” shton më tej prindi i keqtrajtuar në dosjen që iu tregua Gazetasi.al.

Në të njëjtën linjë është edhe gjyshja, e cila thotë se “ne i shmangemi sa herë agravohet, mbyllemi në një dhomë dhe nuk reagojmë”, – shton e moshuara, e cila është kthyer disa herë dëshmitare e sulmeve të të riut për të marrë para nga prindërit.

Pas këtij përshkrimi policia i pohoi Gazetasi.al se asnjë nga prindërit, por edhe gjyshja e tij nuk u paraqitën për të kryer ekspertizën fizike për të vërtetuar shenjat e dhunës që do të sjellin ngritjen e akuzës ndaj të riut, që sipas kartelës që i ati paraqiti, ai duhet falur, sepse i ka nisur viti akedemik dhe rrezikon të humbasë studimet e larta.

“Depozitoj këtë deklaratë noteriale me përgjegjësi të plotë dhe dua të them se konflikti ndodhi për fajin tim, pasi e provokova tim bir”, – shton më tej babai, i cili pavarësisht këtij qëndrimi, nuk e ka bindur gjykatën se i riu duhet të lërë qelinë./

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit