Tjetër miqësore për Shqipërinë, në “Air Albania” zbarkon kombëtarja e njohur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.10.2022, 13:14

Më datë 19 nëntor, pra fiks pas një muaji, Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Armenisë së Mkitarian në “Air Albania”, ku tre ditë para kësaj sfide do të luajnë miqësoren e shumëpritur me kampionët e Europës, Italinë.

Në këtë datë fillimisht ishte paralajmëruar të luhej një vëllazërore me Kosovën, por gjithçka është anuluar prej logjistikës dhe kostove të larta për të zhvilluar këtë sfidë, e cila do të luhej jashtë vendit.

Përveç këtyre ndeshjeve, Kombëtarja jonë do të luajë më 26 tetor, pra pas një jave, një miqësore me Arabinë Saudite në transfertë. Nga kjo përballje FSHF-ja pritet të marrë një shumë të majme prej rreth 500 mijë eurosh, pasi do të luhet jashtë datave zyrtare të vendosura nga FIFA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit