Iu tha tri herë “Një shpi budallë”, Faton Peci kërcënon Haradinajn me përzënie nga selisa e AAK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2022, 13:56

“Me 2 euro nuk ka me qëndru më për metrin katror në Ulpianë”, kjo porosi i është dërguar Ramush Haradinajt nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci lidhur me objektin në Lagjen Ulpiana që e shfrytëzon Aleanaca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka përmendur edhe vitin 2023 si afatin kur do të mund të largohej nga selia Ramush Haradinaj, i cili qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti po i referohet si “një shpi budallë”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në deklarata publike i është referuar disa herë qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti si “Një shtëpi budallë”.

Këtë e ka bërë edhe të martën mbrëma në emisionin Rubikon duke vazhduar me kritika për dështim e qeverisë.

Paralelisht me kohën kur Haradinaj bënte këto deklarata, një kundër përgjigje me kërcënim atij i shkoi nga një ministër i Kurtit.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci publikisht përmes RTV Dukagjinit, e kërcënoi të parin e AAK-së me largim nga objekti i selisë, që ndodhet në lagjen Ulpiana.

Ky ministër tregoi edhe afatin se prej kur Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, mund të lëshoj objektin që e shfrytëzon që nga koha e pas luftë.

“Selia e partisë [AAK-së] që e shfrytëzon objektin e Ministrisë së Bujqësisë, është në kontratë. Ka qenë prej mas luftës aty edhe e ka një kontratë të nënshkruar në vitin 2018, që i skadon në vitin 2023”.

“Në vitin 2023 shohim e bëjmë”, tha Peci.

Ministri Peci deklaroi se me 2 euro për metër katrorë nuk do të mund të shfrytëzohet objekti, që sipas tij i takon dikasterit që ai e drejton.

“Po du me ju thanë me 2 euro nuk ka me qëndru më për metrin katror në Ulipanë. Qata po du më ju thanë sot prej studios televizive. Edhe po besoj që organet e rendit e ndjekjes kanë me qartësu se kush janë ata individ që kanë tjetërsu banesa dhe kanë hy në objektet dhe hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë”, tha më tej ministri Peci.

Për uzurpimin dhe keqmenaxhimin e pronave që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë, ministri Peci ka bërë denoncime që nga java e kaluar përmes një statusi në Facebook, por duke mos dhënë asnjë informacion se kush janë personat që kanë shfrytëzuar ilegalisht këto prona.

Por kur u pyet se a ka politikanë të përfshirë, Peci tha se të përfshirë janë ish-këshilltarë të ministrave të Bujqësisë nga qeverisjet e kaluara, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sipas informacioneve që kam nga këshilli për verifikimin e pronave, ka edhe këshilltar të ish-ministrave përfshi edhe ata të Bujqësisë”, tha ai.

Sipas Pecit këto objekte jo vetëm që janë shfrytëzuar jashtëligjshëm por edhe janë shndërruar në objekte banimi.

“Është çështja edhe e tejkalimeve të atyre banesave që është tjetërsu prona.. Ka objekte banimi në hapsirat që janë pjesë e Insititutit Bujqësor. Do të thotë obejketet e ministrisë janë shndërru në hapësire banimi sipas qefe të tyre”, tha më tej ai.

Peci ka dhënë më dhumë detaje rreth objektit në lagjen Ulpiana që sipas tij është shndërru në depo, e përvec kësaj janë bërë edhe ndërtime të vrazhda në të.

“Pikërisht në objektin në parcelën që po diskutojmë ndërkohë është shndërru në një depo edhe ka pas aty ndërtime të vrazhda vendosje betoni”.

Peci deklaroi se janë bërë këto ndërhyrje pa leje të titullarit, në këtë rast Ministrisë së Bujqësisë ani pse ligjerisht për cdo ndërhyrje kërkohet leje paraprake.

“Për mua është e pashpjegueshme mos reagimi i institucioneve për shkak se proceduralisht dhe ligjërisht nuk mundesh me bë asnjë leje asnjë ndërtim në një objekt pa lejen e titullarit. Titullari nuk ka dhënë leje prej viti 2012 e tutje ka ndodhe një zhvatje dhe një vlerësim skandaloz”, tha më tej ministri Peci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit