Publikimet për njerëzit e humbur në JOQ ALBANIA/ Pesë persona të gjetur në vetëm 18 ditë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.10.2022, 12:40

Tre persona të gjetur në më pak se 48 orë. Ky është rezultati, që është arritur pas publikimit të njoftimeve në redaksinë e JOQ ALBANIA. Më 17 tetor, JOQ publikoi humbjen e kontakteve me familjarët për dy persona.

Fillimisht, ishte një e moshuar, e cila vuante nga humbja e kujtesës dhe ishte larguar nga banesa pa mbajtur mend se ku të kthehej. Djali i saj kontaktoi me redaksinë e JOQ ALBANIA dhe pas marrjes së të dhënave, stafi ynë, publikoi njoftimin.

Dy orë më vonë, djali i të moshurës na shkruan që nënën e gjeti shëndoshë e mirë në një banesë në Durrës. Ishte një i ri nga Durrësi, ai, i cili e njoftoi djalin e të moshurës dhe u bë e mundur gjetja e saj.

Pak orë më vonë, në redaksinë e JOQ mbërrin një tjetër njoftim. Bëhej fjalë për një të mitur me autizëm, nga Tirana, i cili kishte humbur kontaktet me familjen dhe i kishte merakosur të gjithë.

Menjëherë, JOQ, publikoi njoftimin dhe në më pak se dy orë, familjari na njoftoi që i mituri u gjet. Ai ishte marrë nga një vajzë tek “Rruga e Elbasanit”, e cila, pasi kishte parë postimin në JOQ, njoftoi familjen dhe po kujdesej për të derisa ata të mbërrinin.

Ndërsa ditën e djeshme, mbërriti, një tjetër raportim. Bëhej fjalë për një grua, e cila, ishte nisur nga Greqia për në Shqipëri, por kishte humbur kontaktet me familjen.

Dy orë më vonë, vajza e gruas që kishte humbur, na jep lajmin e mirë. 55-vjeçarja ishte gjetur në Romë, pasi ajo ishte nisur drejt Norvegjisë tek djali i saj, por për shkak të mungesës së gjuhës kishte mbetur në Itali.

Njoftimi i familjarëve u bë nga një emigrante shqiptare, e cila e kishte parë postimin në profilin e JOQ ALBANIA.

Ky është rezultati më i mirë i arritur nga publikimet në JOQ, por këto vepra të mira nuk janë të vetmet.

Në 7 tetor, u gjet pas një ore, falë publikimit në JOQ, Afërdita Gaxha. 54-vjeçarja kishte humbur prej dy ditësh, por vetëm me një orë postim, ajo u kthye tek familjarët. Afërdita kishte përfunduar në spital, pas një problemi shëndetësor që kishte.

Në 2 Tetor, u bë e mundur gjetja e Islam Nenadës. Burri nga Tirana, kishte humbur kontaktet me familjarët dhe pas publikimit në JOQ, djali i Islamit, na raportoi se arriti ta gjente babain.

Pas çdo rasti të arritur me sukses nuk kanë fund falënderimet nga familjarët e personave të humbur, por ndihma ndaj qytetarëve është misioni i stafit të JOQ ALBANIA dhe është detyra jonë që t'i përkushtohemi çdo problemi qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit