Transferimi i Messit te PSG/ Tifozët e hedhin në gjyq, zhvillohet seanca e parë në Luksemburg

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.10.2022, 11:33

Tashmë që ka kaluar më shumë se një vit që kur Leo Messi la Barcelonën dhe u transferua në Paris te PSG-ja, tifozët katalanas vijojnë të jenë të zhgënjyer dhe përpiqen në çdo mënyrë të mos e lënë rehat “Pleshtin” në aventurën e tij në Francë.

The Guardian raporton se një grup tifozësh të Barcelonës kanë ndërmarrë veprime ligjore për të argumentuar se lëvizja e 35-vjeçarit nga Katalunja në kryeqytetin e Francës shkel ligjet evropiane të ndihmës shtetërore dhe bën thirrje që Komisioni Europian të shqyrtojë transferimin e verës së vitit të kaluar.

Seanca gjyqësore e zhvilluar në Luksemburg përpara gjyqtarit Marc Jaeger zgjati tre orë, teksa vendimi do të merret pas dy muajsh. Messi u largua nga Barcelona në gusht 2021 si lojtar i lirë dhe nënshkroi një kontratë që thuhet se vlen 94 milionë paundë për tre sezone.

Tifozët e Barcelonës deklarojnë se autoritetet franceze të futbollit nuk duhet të kishin lejuar kurrë të lejohej transferimi i Messit. Përveç kësaj, ata thonë se transferimi shtrembëroi mjedisin konkurrues në futbollin kontinental.

Në kërkesën e plotë të dhënë në gjykata, tifozët theksojnë se ata duan të “urdhërojnë Federatën Franceze të Futbollit që të ndërpresë menjëherë çdo… shtrembërim të konkurrencës dhe të sillet në përputhje me licencimin e klubeve të UEFA-s dhe rregulloret e Fair Play-it financiar”.

Për më tepër, grupi i bën thirrje komisionit të nisë procedimet kundër qeverisë franceze për "ndihmë të paligjshme shtetërore për PSG-në dhe klubet franceze të futbollit në garat kombëtare dhe europiane". Do të jetë interesante të shihet se deri ku do të arrijë kjo çështje në hirearkinë gjyqësore, apo do të refuzohet që në këtë shkallë të drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit