Zbardhet dëshmia që çoi në pranga Tina Pajollarin, e pranishme kur Martinin e hodhën në rezervuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.10.2022, 20:52

Martina Pajollari u arrestua pak ditë më parë pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Martin Çeços në Maliq. Edhe pse 18-vjeçarja e ka mohuar disa herë këtë akuzë për të cilën është lënë në burg, dëshmia e njërit prej të arrestuarve përmbys fjalët e saj.

Në media është zbuluar se dëshmia e Bledi Angjos, i cili është në burg bashkë me Valter Mollajn dhe Edlir Mollajn si autorë të dyshuar të vrasjes së Martinit, ka çuar pas hekurave 18-vjeçaren Tina Pajollari.

Angjo i cili bashkëpunoi me hetuesit duke treguar dinamikën e ngjarjes dhe implikoi Valter dhe Edlir Mollajn si ekzekutor, ka ndryshuar dëshminë e tij dhe ka thënë se në makinën ku ata kishin marrë Martin Çeçon për ta çuar te rezervuari i Kolanecit, ishte e pranishme edhe Martina. Kaq ka mjaftuar që Prokuroria të marrë sërish dëshminë e Tinës e cila ka dhënë detaje të ngjashme me ato të dëshmisë së Bledi Angjos.

Pas kësaj dëshmie, hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes bashkë me Tinën e cila ka treguar rrethanat e vrasjes. Por në gjykatë, Tina ka ndryshuar mendim dhe ka deklaruar se oficerët e policisën i kanë ushtruar presion që ajo të jepte atë dëshmi.

Ka dyshime se ngjarja e rëndë ka ndodhur për arsye xhelozie pasi nga hetimet është zbuluar se Martin Çeço dhe Tina Pajollari kanë folur me njëri-tjetrin në "Facebook". Vetë Tina e ka mohuar diçka të tillë para hetuesve duke treguar se i ka bërë bllok Martinit sapo ai i ka bërë ftesë. Por dyshimet janë se adresat e dy të rinjve janë përdorur edhe nga persona të tjerë e konkretisht motra e Tinës, Sibora Pajollari dhe ish-bashkëshorti i saj Xhoni Potka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit