“Kryeministrja e Britanisë mund të japë dorëheqjen brenda javës, Boris Johnson kandidat për ta zëvendësuar”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.10.2022, 20:26

Kryeministrja aktuale e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss mund të largohet brenda javës. Media britanike "TheMirror" shkruan se kryeministrja e cila e mori detyrën para 6 javëve, pak ditë para se Mbretëresha Elisabeth të ndahej nga jeta, mund të japë dorëheqjen brenda javës pasi britanikët nuk kanë besim te qeverisja e tyre.

Liz Truss po lufton për jetën e saj politike, pasi konservatorët po bëjnë çmos që ajo të dorëzohet dhe të japë dorëheqjen sa më parë. Kryeministrja ka shkarkuar tashmë Kancelarin e saj dhe ka braktisur pjesën më të madhe të agjendës së saj politike në një përpjekje të dëshpëruar për të qetësuar trazirat ekonomike të shkaktuara nga mini-buxheti i saj që clësohet katastrofik.

Edhe ministrat e saj besnikë paralajmërojnë se ajo nuk mund të përballojë të bëjë "gabim të mëtejshëm".

"TheMirror" ka zbuluar listën e kandidatëve të mundshëm që do të mund të zëvendësojnë kryeministren Liz Truss dhe mes tyre është edhe ish-kryeministri Boris Johnson. Më tej në listë janë edhe sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, ish kancelari Rishi Sunak, iish-kryeministri Boris Johnson, krahu i djathtë iJohnson, James Cleverly, Penny Mordaunt dhe kancelari Jeremy Hunt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit