29-vjeçari Ulvi Skana vazhdon të jetë i humbur prej 5 muajsh. I riu i cili kishte shoqëri me Can Karriqin që u vra në dhjetorin e vitit të kaluar në Kamëz u largua nga shtëpia e tij në Bathore në muajin maj dhe që prej atëherë nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij.
Së fundmi në media është zbuluar se Prokuroria dhe policia, kanë arritur të gjurmojnë telefonin e të riut në disa zona të Tiranës. Sipas hetuesve, aparati celular i të riut është ndezur disa herë në zona të ndryshme pranë kryeqytetit. Policia ka kryer kontrolle në 3 adresa ku celulari i tij ka rezultuar i ndezur por nuk ka arritur të sigurojë asnjë gjurmë për 29-vjeçarin nga Lura.
Për herë të fundit Ulvi Skana ka qenë në Bathore aty ku jetonte. Familjarët kur kanë bërë kallëzimin për largimin e tij nga shtëpia i kanë dhënë policisë edhe disa numra me cilët dyshohet se kanë qenë kontaktet e fundit të 29 vjeçarit. Personat që kanë në përdorim këto numra telefoni janë marrë në pyetje nga policia por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit në gjetjen e të riut me vendbanim në Bathore.
Ekziston mundësia që ai të jetë larguar nga Shqipëria, por policia nuk e provon dot diçka të tillë pasi pasaporta e 29-vjeçarit është në shtëpi. Edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga zhdukja e tij policia dhe prokuroria ende nuk po përcaktojnë dot nësë është rrëmbim apo largim i qëllimshëm nga banesa.
Kujtojmë se Can Karriqi kishte shoqëri me dy të vrarët në Astir, Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin të cilët ishin miq të ngushtë të Ervis Martinajt i cili gjithashtu rezulton i zhdukur që prej muajit gusht.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.