SKANDALI/ Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani, parkon “si i fortë” mbi trotuar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.10.2022, 18:35

Në vendin e çudirave, në Shqipërinë tonë të dashur, është rast i veçantë nëse ndonjëherë gjen dikë duke zbatuar ligjin. Madje edhe kur personi në fjalë është vetë Prefekti i Qarkut Durrës, Emiljan Jani.

Është mjaft inetersant, pasi misioni i Prefektit ashtu siç thuhet shprehimisht edhe në faqen e institucionit, është se ai “kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha institucionet në nivel qarku të detyrimeve që ata kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik”. Por në realitet, ndryshe thuhet e ndryshe bëjnë.

Themi kështu pasi vetë Prefekti ne fjalë jo vetëm që nuk po kujdeset për të zbatuar ligjin por përkundrazi po e shkel me “të katërta rrotat”. Sipas denoncimit të qytetarëve, mjeti i tipit HYUNDAI TUCSON me targë AA 956 UL parkon çdo ditë në trotuar në lagjen Nr. 6 tek rruga “Kasem Durrësi”, si në fotot që po ju paraqesim.

Prefekti është kujdesur që të shfaqë tek xhami i parë edhe një tabelë policie që të mos shqetësohet “më kot” nga ata që janë të detyruar të zbatojnë ligjin. E në fakt siç denoncojnë vetë qytetarët, ky mjet nuk gjobitet asnjëherë nga policia.

Sipas verifikimeve nga ana e redaksisë, mjeti në fjalë është në pronësi të Prefekturës Durrës. Dyshimet nëse është apo jo vetë Prefekti që e bën këtë shkelje ligjore, i shuan vetë fotografia ku ai duket duke hipur në makinë. Jemi kuriozë ndërkohë të shohim nëse zotëria në fjalë do të marrë ndonjë gjobë pas këtij denoncimi. Ju si mendoni?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit