Amnistia fiskale rrezikon rrugën për në BE, Rama: Luftojmë deri në fund për ta bërë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.10.2022, 13:08

Vetëm para pak ditësh ambasadorja e BE-së dorëzoi raportin e progresit të Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian, ku një nga pikat kritike ishte nisma e qeverisë për amnistinë fiskale, e cila sipas BE-së do t’i shërbejë krimit për të pastruar shuma të mëdha parash.

Thirrja është e qartë, nëse qeveria nuk heq dorë nga kjo nismë ligjore, do të ngadalësojë shumë procesin e integrimit, madje mund të bëjë edhe hapa pas. Gjithsesi, kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Në fjalën e tij në një nga takimet e ditës së sotme ai tha se nuk mund të kategorizohen të gjitha paratë e emigrantëve si para krimi, duke i cilësuar të papranueshme fjalët që përdoren në gjuhë të huaj kundër nesh. Edhe në këtë pikë Rama e drejtoi gishtin nga partitë opozitare.

“Kemi njerëz që janë kthyer nga emigracioni këtu. Kanë ardhur nga Tirana. Sepse kanë kuptuar që jetohet me më pak stres. Tani me kursimet e tyre nxjerrin më shumë. Për këtë po luftojmë për amnistinë fiskale. Do luftojmë deri në fund. Është e papranueshme të na tregojmë krimin dhe kriminelët si puna e atyre organeve të trafikuara.

Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit në botë. Janë pakicë 1%. Më pak ndërkohë që 99% janë njerëz si ata që janë këtu që kanë ardhur dhe janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë. Mbajnë ekonominë e tyre familjare. Si qenkan këta kriminelë. Si u bëkan kursimet e tyre të tëra me një stampë tjetër prodhim i krimit.

Është e papranueshme kjo gjuhë që guxojnë të përdorin në gjuhë të huaj kundër nesh. Ata nuk kanë asnjë faj, sepse ne jemi këtu të parë. Është e djathta e rublave, ajo palo opozitë e zhdukur në thesin e rublave. Nuk është rastësi edhe për atë stampën, që mori një komb i tërë si një popull egërsirash që edhe në një luftë çlirimtare nxjerrin organet e njerëzve dhe i trafikonin.

Jam i bindur që ka gisht në një mënyrë apo një tjetër që përditë e përditë ul e ngre Shqipërinë si çerdhe krimi. Nuk ka se si shpjegohet harmonia e plotë mes partisë së atij që sot e goditur botën me luftë, të Putinit dhe atyre që sot bërtasin se Shqipëria është në rrezik. Pse ne e kundërshtuam.

Kur ia japim gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes, duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese për të legalizuar 30 vite gjak djersë kursime si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar, lehtësuar pastruar paratë e krimit. Një skandal, e paimagjinueshme, por ne do të vazhdojmë përpara se është gjëja e duhur dhe e drejtë. Sa shqiptarë kanë shkuar në Britani me emër tjetër, si të larguar nga lufta, sepse ishin në pikë të hallit. Sa vite kanë punuar ashtu, ku do i çojnë kursimet e punës në të zezë, që e kërkojnë dhe paguajnë pronarët në këto vende, nuk i lënë ata në rrugë ne.

Do bëjmë të gjitha ato që duhet, edhe amnistinë për të cilën duhet një draft sa më i dakordësuar me miqtë tanë ndërkombëtarë, ta bëjmë për njerëzit tanë, për vendin tonë. Pastaj duhet mbështetja e nevojshme në Parlament”, deklaroi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit