U dënua me 14 vite burg, del nga qelia pas dy vitesh Bardhok Noka

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.10.2022, 12:19

Bardhok Noka, i dënuar më parë me 14 vjet burg, është liruar nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Trupa gjykuese e përbërë nga Relatore Gjyqtare Edlira Petri dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Genti Shala, vendosi ndryshim të vendimit të Gjykatës së Kurbinit dhe deklarimin të pafajshëm të Bardhok Nokës.

Më datë 10.05.2021, Gjykata e Kurbinit e shpalli fajtor Bardhok Nokën për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal, dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Për kryerjen e veprës penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, dënimin me 5 (pesë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve caktimin ndaj të pandehurit të një dënimi të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite burgim.

FNSH e pati arrestuar Bardhok Nokën, mbrëmjen e 3 qershorit 2020, përmes një operacioni në kushte të larta sigurie, si një person të shumë kërkuar në Laç. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë e Laçit, e cila kishte informacione për vendin ku fshihej i shumë kërkuari.

Ngjarja më e rëndë, sipas policisë, është ajo e 29 prillit të 2020, ku Bardhok Noka dhe një tjetër person akuzoheshin se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një makine tip “BMË” me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në të.

Për fat të mirë, objektivi shpëtoi. Pavarësisht gjithë këtyre akuzave, ai ka mundur të fitojë pafajësinë, që hedh mjaft hije dyshimi deri në një argumentim të hollësishëm të këtij vendimi nga ana e Gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit