Nëna nga Prishtina denoncon edukatoren e çerdhes, thotë se ia rrahu djalin 2-vjeçar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.10.2022, 11:31

Një edukatore e institucionit parashkollor “Xixëllonjat” në Prishtinë ka përfunduar dje në Polici, pasi nëna e një fëmije e ka denoncuar për dhunë.

Nëna e 2-vjeçarit ka raportuar në Polici se mësuesja e ka rrahur djalin e saj, të cilit i ka shkaktuar lëndime, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Prokuroria kanë thënë se rasti është denoncuar në Polici gjatë ditës së djeshme, ku viktima ka dhënë versionin e saj për dhunën që pretendon se edukatorja ka ushtruar ndaj fëmijës derisa ishte në kopsht.

Posa rasti është denoncuar, hetuesit janë vënë në lëvizje, duke ftuar edhe palën tjetër për intervistim, me ç’rast edhe ajo ka dhënë deklaratë për detajet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Raportohet se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë brenda këtij institucioni, që do provojnë përfshirjen ose jo në këtë rast të personit të denoncuar.

Deri më tani ende nuk është iniciuar rast e as nuk është lëshuar urdhër për arrestimin dhe ndalimin e edukatores.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit