12.2 MILIARD LEKË nga taksat tona i shkojnë kryebashkiakëve/ Erion Veliaj vjel copën më të madhe!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.10.2022, 09:37

61 bashkitë në vend gjeneruan nga taksat e qytetarëve në 6-mujorin e parë të vitit 12.2 Miliard Lekë apo 104.5 Milionë Euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo rritje është me rreth 21% apo 17 Milionë Euro.

Është Bashkia e Tiranës ajo që kryeson copën më të madhe të tortës në të ardhurat e bashkive të vendit ku fiton 69% të të ardhurave të taksave. Bashkia e dytë renditet ajo e Durrësit me rreth 4% e në vend të tretë ajo e Vlorës me rreth 3%.

Taksat kryesore që sigurojnë fitimet më të mëdha për bashkitë e kanë peshën më të madhe për qytetarët janë taksa e pronës dhe taksa e infrastrukturës. Këto taksa përbëjnë 88% të totalit të të ardhurave për 6-mujorin e parë të këtij viti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit